Rama: Monika di të ndërtojë, por vetëm shtëpitë e veta! Tym Idrizi zbriste nga shkallët, për t’iu larguar borxhlinjve

28/03/2021 11:53

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës ditën e sotme.

Ai ka përmendur një pjesë të opozitës duke ironizuar, përfshirë Monika Kryemadhin, Idrizin, apo Fatmir Mediun. Rama i cilësoi si një trupë teatrale në të cilën edhe regjisori më i mirë nuk do të mund t’i fuste bashkë në një skenë.

“A e imagjinon  dot  se mund  të ndërtojë një shtëpi Saliu, që s’di të bëjë një vijë të drejtë, jo me laps por as me mendje. Apo Monika? Ajo di të bëjë shumë të tilla por të vetat, jo tuajat, se si i ka bërë të veta dhe me çfarë ajo është tjetër histori. Apo Fatmir Mediu? Apo Tym Idrizi i cili kur ishte drejtor i doganës vinin njerëzit i kërkonin borxhet dhe kishte bërë një shkallë që zbriste pas pallatit. Njerëzit  e prisnin poshtë ai zbriste andej nga shkallët e hekurit.  Apo Dule e Mesila? Mesila mund t’ju digjte ndonjë palë andej nga Kombinati dhe t;u thoshte po ju liroj diellin dhe më pas të vinte ai Xhaferri i Durrësit dhe të thoshte do ju përmirësoj cilësinë e diellit. Këta janë estradë, por janë realë. Si mund të luhet me të ardhmen me këta dhe t’u besosh çelësat e shtëpisë. Ata janë një tufë personazhesh që edhe humoristi më i madh s’do ti fuste në një skenë“, iroznizoi Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA