Flutura Açka dhe Ilir Yzeiri kanë komentuar librin që ka publikuar Lulzim Basha vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, në emisionin “Top Talk” nga gazetari Denis Dyrnjaja.
Shkrimtarja Açka, e cila është renditur edhe si deputete në listën e PD për qarkun e Elbasanit e ka cilësuar si manifest politik, ndërsa analisti Yzeiri e cilëson si pamflet qesharak duke theksuar se libri jep efekte komike në vend se të japë efekte dramatike.
Açka: Ai nuk është shkrimtar, është politikan që shkruan se në fund të fundit është i edukuar në perëndim. Ai është djalë që di të shkruajë. Ne jemi mësuar me vepra të politikanëve.
Yzeiri: Libri në pjesën biografike ka përpjekje për të paraqitur një hero demokratik pozitiv. Basha është kujdesur që ta paraqesë veten pa asnjë të metë dhe më kujtonte mua që jam rritur me letërsinë e vjetër, më kujtonte ato biografitë që shkruheshin në kohën e socializmit ku heronjtë e luftë duhet të tregonin momentin kur kishin rënë me ide komuniste. Edhe Basha tregon momentin ku ka rënë në kontakt me idetë demokratike, mirëpo teksti i tij e humb mesazhin dhe nga tekst dramatik kthehet në tekst komik.
Açka: Nuk më duket çudi që nuk e pëlqeni librin. Këto detaje janë që nuk kanë aspak rëndësi. Duhet të merremi me idetë. Libri i adresohet çdo njeriu që është i interesuar se çfarë do të sjellë Lul Basha. Ky libër ka tezat dhe qasjet e tij të këtij momenti, të asaj çfarë i ofron shqiptarëve, idetë personale se si e mendon shoqërinë shqiptare.
Top Channel