Ambasadorja e SHBA-së në Shkodër

Pas Elbasanit, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, zgjodhi drejtuesit politik të dy forcave të mëdha PS – PD të Shkodrës, për tu takuar në prag të zgjedhjeve parlamentare te 25 Prillit.

Fillimisht Kim, u ndal në shtabin elektoral të Partisë Demokratike ku për rreth 45 minuta bisedoi me udhëheqësin e listës së demokratëve të Shkodrës Helidon Bushati. Më pas, ambasadorja Amerikane u takua edhe me Edona Bilalin, numrin 1 në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste të Shkodres.

Në fokus të dy takimeve që zgjatën rreth 60 minuta në total, mësohet se kanë qenë fushata elektorale dhe procesi i votimeve dhe numërimeve me 25 Prill, ku Kim ka kërkuar nga kampi socialist dhe ai demokrat, që të jenë të kujdesshëm me takimet e tyre elektorale, të shmangin përfshirjen e personave më të kaluar kriminale në fushatë si dhe të zbatojnë rregullat ditën e votimit.

Gjatë vizitave politikë në Shkodër, Kim është takuar vetëm me dy kandidatët e parë të listave të Demokratëve dhe Socialistëve, duke shmangur kështu edhe kandidatët e forcave të tjera politike.

Në qarkun e Shkodrës, kandidon edhe Tom Doshi, ku vetem një muaj më parë Ambasadorja Kim, rikujtoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që ka shpallur kandidatin e Partisë Social Demokrate si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, për shkak se akuzohet për korrupsion.

Në lidhje me kandidimin e tij, gjatë një takimi më gazetarët e Shkodrës, Kim tha se ky është problemi i drejtësisë Shqiptare.

Ambasadorja theksoi se shqiptarët ankohen se për drejtuesit e tyre por janë veta ata që i votojnë dhe i zgjedhin.

“Jeni ju që i hapni rrugë, i peërkrahni dhe i votoni edhe personat e inkrinimuar”, shtoi Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA