Shembje toke pas shiut/ Durrës, Kodra e Currilave pëson rrëshqitje masive të dherave

22/03/2021 19:49

Erozioni po përparon me shpejtësi në bregdetin e Durrësit. Në zonën e Currilave, rrëshqitjet masive të dherave nga kodra përfundojnë vazhdimisht në rrugë.

Bashkë me to dhe pishat bregdetare që më pas priten për të mundësuar qarkullimin. Përgjatë rrugës buzë kodrës mund të shohësh shtëpi të braktisura e të vëna në shitje. Biznese të mbyllura.

Shpati perëndimor i kodrës së Currilave ka hyrë në fazën e degradimit të plotë. Përveç faktorëve natyrorë, edhe ndërhyrjet e njeriut përmes ndërtimeve pa kriter dhe prerjes së pemëve kanë ndihmuar në zhvillimin e shpejtë të erozionit të cilin nuk e ndali as investimi prej 2 mln euro që u bë në kodër 6 vite më parë.

Kjo zonë bregdetare, nga më të bukurat në Durrës, kërkon një zgjidhje afatgjatë, në mënyrë që të shmangen pasojat dhe kostot e shumta mjedisore dhe ekonomike që i sjell qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA