Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Parlamentit të Kosovës në legjislaturës e tetë.
I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim nga 113 deputetë të pranishëm në sallë.
“I falenderoj të gjithë ata kolegë që më besuan, zotohem se do ta kryej detyrën me dinjitet dhe do i trajtoj të gjithë njësoj, të barabartë sepse kështu jemi. I falenderoj qytettarët se pa votuar s’do ishim këtu. Na priftë e mbarë!”, tha ai shkurtimisht në fjalën e tij përshëndetëse.
Glauk Konjufac më herët në qeverinë Kurti ka qenë ministër i Jashtëm.
Ndërkohë janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të legjislaturës së VIII-të me 107 vota për dhe tre kundër.
Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) është zgjedhur Bedri Hamza, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.
Në sallë janë të pranishëm 113 deputetë të cilët kanë dhënë betimin e mandatit për deputet.
Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars.
Top Channel