Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vizitë në Top Channel
20/03/2021 16:30
Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe zhvilloi një vizitë në ambientet e Top Channel.
Alabbar ndodhet në Shqipëri për të çuar përpara projektin e transformimit të portit të Durrësit, një investim afro 2 miliard dollarë.
Mohamed Alabbar thotë se arkitektët dhe inxhinierët e kompanisë së tij bashkë me grupin e punës nga Shqipëria janë duke i dhënë dorën e fundit projektit final dhe se puna pritet të nisë në pranverë.
Paralelisht është duke u punuar edhe për një tjetër projekt turistik që EMAAR synon të realizojë në Përmet.
Top Channel