Në traditën patriarkale budiste, femrat konsiderohen inferiore ndaj meshkujve.
Megjithatë, murgeshat e Drukpa, një sekt 900-vjeçar në Nepal, i kundërvihen stereotipeve, duke zhvilluar një forcë të jashtëzakonshme fizike dhe mendore. Ato i përkasin urdhrit të vetëm të përbërë nga gra, i cili praktikon artin e Kung Fu-së. Tradita e kërkon që murgeshat budiste të mos bëjnë sport, të mos këndojnë e të drejtojnë ceremoni fetare. Në disa manastire, ekziston besimi se gratë budiste nuk mund të arrijnë përndritjen, përveç rastit kur pas vdekjes rimishërohen në burra.
“Të gjithë ata që preferojnë mënyrën e vjetër të të menduarit ndajnë bindjen se ne nuk mund të bëjmë asgjë”, thotë Jigme Konchok Lhamo, që është pjesë e urdhrit prej 12 vjetësh. Liderja shpirtërore e Drukpa-s, Gyalwang Drukpa, e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të ndryshojë traditën budiste të mbështetur tek patriarkati. Ajo i ka mësuar murgeshave Kung Fu-në për t’i ndihmuar të rrisin besimin tek vetja e Iika lejuar të marrin dhe pozicione lidereje, dujke i mësuar sesi të drejtojnë ceremoni e rituale.
Ato janë aktive edhe në ndihmë të shoqërisë. Në 2015-tën, kur një tërmet i magnitudës 7,8 shkatërroi Nepalin e vrau mbi 1900 vetë, murgeshat e Kung Fu-së kaluan në veprim, duke shpërndarë ushqime e duke i ofruar ndihmë personave në fshatrat e izoluar ku organizatat ndërkombëtare të ndihmës nuk kishin mbërritur dot.
Top Channel