Çmimet e festivalit “Moisiu on line”/ Më e mira shfaqja “Galaksia” e teatrit tonë kombëtar

18/03/2021 20:30

Festivali mbarëkombëtar i teatrit “Moisiu online” ka përzgjedhur si shfaqen më të mirë , shfaqen, “Galaksia” të Teatrit tonë Kombëtar, me regji të Rovena Lules.

Në këtë festival morën pjesë trupa teatrore nga të gjitha trevat shqipfolëse përbëhej nga përfaqësues të çdo teatri.

Dino Mustafic, një ndër regjisorët më modern i Europës juglindore, u vlerësua si “Regjisori më i mirë”.

Ai ishte pjesëmarrës më tre shfaqe. “Kopshti i qershive” në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, me shfaqen “Jugori” në Teatrin “Migjeni” në Shkodër si dhe “Nëna edhe fëmija” skenën e pavarur.

Olta Daku rrëmbeu trofeun si aktorja më e mirë protagoniste ndër të gjithë të tjerat pjesmarrëse, për rolin e saj në shfaqjen “Galaksia”.

Aktori ynë Gëzim Rudi, po ashtu u shpall aktori më I mirë protagonist në shfaqjen “Monserati” të Teatrit të Prizrenit.

Igli Zarka për rolin e tij tek “Galaksia” u vlerësua si aktori më i mirë i ri, sëbashku me Silvio Goskoi në shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” të Teatrit Metropol

Bujar Lakos, ju dha cmimi i karrierës.

Top Channel