Akrobatja performoi me ngjyrat e flamurit kosovar dhe shqiptar, komentohet si kërcënim nga serbët: Kam marrë pafund ofendime dhe kërcënime, do t’ia kthej me një performancë surprizë…

18/03/2021 21:24

Fiona Rushiti shpesh befason publikun me performancat e saj në ajër, pa asnjë mjet mbrojtës, por kësaj radhe ka ndezur mjaft kritika në rrjetet sociale nga ndjekësit serb.

Fiona zgjodhi të performojë mbi liqenin e Badovës në Prishtinë, me një veshje të krijuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe të Shqipërisë, së bashku.

Kjo nuk i ka pëlqyer serbëve, që kanë vërshuar me qindra komente në profilin e akrobates. “Ç’do ti në Serbi? Serbija është Kosovë! Provokacija” janë disa nga komentet. “Kam marrë pafund ofendime, të shara, disa i përktheva në ‘Google translate’, pastaj hoqa dorë se ishin shumë, vendosa të mos i përgjigjem. Tani do të shkoj sërish në Prishtinë, më një performancë në shesh, jam e vendosur ta ngre flamurin shumë lart”, thotë Fiona, në “Shqipëria live”, pa dhënë më shumë detaje, për shfaqjen që po planifikon.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel