Londra, siguri për AstraZeneca/ Ministri i Shëndetësisë: Merreni, është e sigurtë!

17/03/2021 11:58

Matt Hancock, ministri britanik i Shëndetësisë, vendi i të cilit ka bërë më shumë se 11 milionë vaksina të Oxford-it dhe AstraZeneca-s i thotë britanikëve se kjo vaksinë është e sigurt.

Madje, zëdhënësi i Kryeministrit Johnson ka deklaruar se Boris Johnson është i gatshëm të bëjë këtë vaksinë kur ti vijë radha e vaksinës, sipas kriterit të moshës.

Shefi i shëndetësisë britanike Matt Hancock, këmbëngul se vaksina e Oxfordit dhe AstraZeneca është e sigurt edhe pse disa shtete të BE e kanë pezulluar administrimin e saj, pas shqetësimeve për mpiksje të gjakut.

Ministri britanik i tha britanikëve se duhet të dëgjojnë regullatorët britanik që e kanë autorizuar bërjen e vaksinës dhe kërkoj nga britanikët që sapo të marrin telefonata apo njoftimet se u ka ardhur radha për të bërë vaksinën ta bëjnë atë menjëherë.

Shumica e vaksinave që po bëhen momentalisht janë ato të Oxfordit dhe AstraZeneca dhe shumë shqiptarë të Britanisë që kanë kontaktuar Top Channel në Londër dhe e kanë bërë këtë vaksinë thonë se nuk kanë pasur asnjë shqetësim nga kjo vaksinë.

Enti rregullator britanik, i pari në botë që miratojë përdorimin e vaksinave antiCovid thekson se provat nuk tregojnë se vaksina shkakton mpiksjen dhe trompozat e gjakut.

Në Britani janë bërë mbi 11 milionë doza nga 25 milionë që janë bërë në total deri më sot de nga 17 milionë vaksinat e AstraZeneca në Evropë vetëm 40 mpiksje gjaku janë regjistruar.

Matt Hancock thotë se rastet me mpiksje gjaku janë poshtë qindra rasteve që priteshin të ndodhnin në radhët e popullsisë dhe vaksinat po shpëtojnë jetë njerëzore momentalisht.

Edhe “Downing Street” e ka mbrojtur sigurinë e vaksinës duke thëne se Kryeministri Boris Johnson do ishte i lumtur ta bente vaksinen kur ti vinte radhe sipas kriterit te moshes. Ndërkohe, dje është mësuar se edhe gruaja e princit Charles, pasardhësit te Mbretëreshës se Anglise, e ka bere vaksinën e Oxfordit dhe AstraZenecas, kur ne mes te muajit shkurt te dy u vaksinuan pasi janë te moshes 72 dhe 73 vjec dhe ishin perfshire ne grupin e katërt te personave te riskuar.

Britania edhe per shkak te vaksinimit ka regjistruar te henen numrin me te ulet te vdekjeve dhe infektimeve qe nga muaji tetor i vitit te kaluar, madje ka raste ne shume spitale qe nuk regjitrohet asnje pacient qe paraqitet me covid.

Top Channel