U mblodhën për të festuar Karnavalet/ 4 arrestime dhe 98 gjoba në Greqi
15/03/2021 16:45
98 qytetarë ishin mbledhur në një shtëpi në Patra të Greqisë, për të festuar Karnavalet, në kundërshtim me masat anticovid.
Kjo është gjoba më e madhe e vendosur, për një grumbullim, deri më tani në Greqi. 4 qytetarë, të dyshuar si organizatorët e festës, përveçse janë gjobitur, edhe janë arrestuar nga policia, shkruan “CNN Greece”.
Kjo festë e veçantë u organizua vetëm disa ditë pas një tjetër feste, në Ovrya të Greqisë, ku u arrestuan tre persona, pronari i vendit, djali i tij dhe një tjetër bashkë-organizator.
Gjobat, si pasojë e shkeljes së masave dhe kufizimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, i kanë sjellë shtetit helen 47 mijë euro.
Top Channel