Shtëpia, ku ka jetuar shkrimtari Gjergj Fishta, tashmë mund të vizitohet nga çdokush.

Për emisionin “Shqipëria live”, flet një nga pasardhëset e familjes Fishta, Ornela Ndoka.

Sipas saj, një biznesmen privat i zonës mori përsipër investimet në banesë, që të jetë e vizitueshme. “Është diçka që e kemi kërkuar dhe e kemi pritur nga shteti po nuk bëri asgjë”, thotë ajo.

Vetë Ornela, punon në mënyrë vullnetare për të bërë gati shtëpinë, që deri para disa vitesh ka qenë e banueshme.

Në shtëpi, ndodhet një botim origjinal i “Lahutës së Macis”. “Është botim i vitit 1937, por ka nisur ta shkruajë në vitin 1905. Ia ka lënë në dorëzim nipit të tij dhe stërgjyshit tim, Mark Fishtës”. Brenda librit ka shënime të autorit, që mund ti shihni nëse vizitoni shtëpinë e tij.

Kemi disa piktura dhe libra, po ashtu libra që na kanë sjellë vizitorët, nëse duan mund të sjellin dhe objekte të tjera, piktura, skulptura që lidhen me Gjergj Fishtën”.

Top Channel