Një dukuri e çuditshme njoftohet të ketë ndodhur këtë çast në tokat poshtë fshatit Krongj të Sarandës.

Bëhet fjalë për dukurinë e fundosjes dhe krijimit të një grope, sipas raportimit të emergjencave civile. Fundosja tektonike ka ndodhur ne afërsi të ish objekteve të minierës së kripës Dhrovjan.

Fotot e fundosjes janë publikuar nga Thoma Nika në profilin e tij në Facebook.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel