Me pistoletë në makinë dhe municion luftarak, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohen edhe dy familjarë

03/11/2026 14:23

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara, në rrugën “Kastriotët” kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi S. D, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, shtetasit A. D, 51 vjeç, dhe L. D, 23 vjeç, (familjarë të 20-vjeçarit), u proceduan në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të banesës kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të penguar kryerjen e kontrollit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel