Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
SHBA– Këngëtarja Beyonce ka vendosur një rekord të ri në Grammy Awards me fitoren e saj të 28-të. Këngëtarja është gruaja më e shpërblyer në historinë e Grammy-t, duke kaluar këngëtaren Alison Krauss.
“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, tha ajo ndërsa pranoi trofeun e saj rekord-thyer, për performancën më të mirë të R&B.
Taylor Swift gjithashtu bëri histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë femër që ka fituar plot tre herë çmimin “Albumi më i mirë i vitit”.
“Ky album ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra, por një gjë që unë vërtet kam kuptuar është se sa e rëndësishme është të jesh i lumtur”, tha ajo, në një ditë kaq historike.
E megjithatë, dje ishte nata e Billie Eilish e cila fitoi “rekordin e vitit”.
Një pjesë e fituesve të çmimeve ‘Grammy’
Albumi i vitit
Fitues: Folklore – Taylor Swift
Rekordi i vitit
Fitues: Everything I Wanted – Billie Eilish
Kënga e vitit
Fitues: I Can’t Breathe – H.E.R
Artisti i ri më i mirë i vitit
Fitues: Megan Thee Stallion
Performanca pop më e mirë solo
Fitues: Watermelon Sugar – Harry Styles
Performanca më e mirë pop duo
Fitues: Rain on Me – Lady Gaga With Ariana Grande
Albumi vokal më i mirë pop
Fitues: Future Nostalgia – Dua Lipa
Albumi më i mirë R&B album
Fitues: It Is What It Is – Thundercat
Kënga më e mirë rap
Fitues: Savage (Remix) – Megan Thee Stallion featuring Beyoncé
Albumi më i mirë rep
Fitues: King’s Disease – Nas
Performanca rap më e mirë
Fitues: Lockdown – Anderson .Paak
Kënga dance më e mirë
Fitues: 10% – Kaytranada featuring Kali Uchis
Albumi më i mirë dance/electronic
Fitues: Bubba – Kaytranada
Performanca rock më e mirë
Fitues: Shameika – Fiona Apple
Top Channel