Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur kuvendin, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga drejtimi i partisë.

Kuvendi i LDK-së ka nisur punimet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Pak para nisjes së kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari i kësaj partie, njëherësh ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Çuni u tërhoq nga gara për kreun e partisë.

Në garë për kreun e LDK-së, deri më tani kandidaturën e kanë shpallur nënkryetari, Lutfi Haziri si dhe anëtarët e kryesisë, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

Por, sipas statusit të kësaj partie, që është themeluar më 1989, secili nga këta kandidatë, që zyrtarisht të hyjë në garë, i duhet që fillimisht të marrë aprovimin e 178 anëtarëve apo 50 për qind plus një të delegatëve të partisë. Kjo parti ka 355 delegatë dhe ky kuvend, zyrtarët e LDK-së kanë thënë se mbahet duke i respektuar masat kundër pandemisë së koronavirusit. Mbajtja e këtij kuvendi të LDK-së, vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK-ja regjistroi rezultat të dobët, duke fituar 12.73 për qind të votave, gjë që çoi në njoftimin e Mustafës për tërheqjen nga udhëheqja e partisë. Në këtë kuvend zgjedhor, LDK-ja hyn pa nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmani, e cila u shkarkua nga postet partiake në qershorin e vitit të kalaur. Për rikthimin e Osmanit, ka premtuar se do të punojë Lutfi Haziri, nëse merr besimin për ta udhëhequr LDK-në. Ai ka theksuar se është e domosdoshme, që kjo parti të hapet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA