Vasil Konomi, këngëtar popullor, 50 vjeç nga fshati Goranxi në Dropull është gjetur i pa jetë në garazhin e shtëpisë së tij sot pasdite ndërsa po hetohen shkaqet.
Njëra prej pistave lidhet me vdekjen për shkaqe natyrale si pasojë e një ataku të mundshëm kardiak ndërsa po hetohet edhe mbi mundësinë e një vdekjeje aksidentale si pasojë e rrëshqitjes apo rrëzimit. Disa persona që kanë pasur kontakte me të gjatë ditës janë shoqëruar për tu pyetur dhe janë lënë të lirë më pas.
Ai është gjetur i pajetë pranë mjetit të tij që ishte i ndezur ndërsa është urdhëruar ekspertizë mjeko-ligjore edhe për të verifikuar nëse viktima ishte në gjendje të dehur kur ka hyrë në garazh.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel