LIVE/ Lufta në Iran, zgjerohet konflikti: Izraeli godet Libanin, raketa të regjimit mbi Dubai dhe Doha, dy dronë drejt Qipros. Tre avionë amerikanë goditen gabimisht nga Kuvajti
Protestuesit në Mianmar po përballen me forcë fatale nga autoritetet e komanduara nga ushtria, që prej grushtit të shtetit më 1 shkurt.
Të paktën 38 njerëz u vranë të mërkurën më 3 mars, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve të paarmatosur në disa qytete të vendit.
Kombet e Bashkuara thonë se numri i viktimave ka arritur në 50, ndërsa aktivistët flasin për numra edhe më të mëdhenj.
Ndërkohë qindra njerëz janë arrestuar dhe të afërmit e tyre nuk janë informuar se ku po mbahen, thotë e dërguara e OKB, Christine Schraner Burgener.
Protestuesit kërkojnë lirimin e zyrtarëve të zgjedhur, megjithë pretendimet e ushtrisë se procesi zgjedhor është manipuluar.
Grushti i shtetit shpërtheu pas disa javë përplasjesh mes qeverisë civile dhe ushtrisë që tradicionalisht ka qenë një fuqi më vete në vend, e njohur me emrin Tatmadaw.
Komisioni zgjedhor i vendit mohon se ka pasur manipulime në shkallë të gjerë në zgjedhjet e nëntorit, kur fitoi partia e Suu Kyi.
Disa regjime ushtarake kanë qeverisur më parë Mianmar prej vitit 1962 deri në 2011.
Top Channel