Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, shkon në tre numri i viktimave

06/03/2021 11:16

Drejtuesi i makinës “Benz”, Bajram Koni ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Rrogozhinë.

Ai po udhëtonte me makinën tip “Benz” bashkë me bashkëshorten Merushe Koni e cila vdiq gjatë rrugës për në spital dhe një vajzë 10 vjeç.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve, një makinë tip “Audi” me  targa AA160YT me drejtues mjeti shtetasin Tonin Mhilli 59-vjeç i cili po udhëtonte me drejtim nga Rrogozhina për në Peqin ka  humbur kontrollin e mjetit duke dalë në krahun e kundërt të rrugës dhe si pasojë është përplasur me makinën tip “Benz” me targë AA273NH i cili po udhëtonte në drejtimin Peqin -Rrogozhinë ku ndodheshin 3 personat.

Gjithashtu në aksident u përfshi edhe automjeti tip “Volkswagen” me targa AA236BE dhe drejtues Endrit Lila 17/12/1984, i cili goditi nga pas makinën tip “Benz“ me targa AA273NH.

Nga aksidenti i ndodhur ndërroi jetë edhe drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA160 YT Tonin Mhilli, punonjës në burgun e Peqinit si dhe u shoqërua në komisariat Endrit Lila.

Top Channel