BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet Papa Françesku nisi vizitën katër ditëshe në Irak, duke thënë në prag të udhëtimit se ai po shkon si “pelegrin i paqes” në vendin me shumicë myslimane, të shkatërruar nga lufta.
Papa, 84 vjeç, tha se do t’iu shtrijë dorën “vëllezërve dhe motrave të feve të tjera”, ndërsa vuri në pah “çmimin e rëndë” që kanë paguar komunitetet e krishtera në Irak gjatë dekadave të kaluara.
“Kam dëshirë t’ju takoj, të shoh fytyra të reja, të vizitoj tokën tuaj, djepin e lashtë dhe të jashtëzakonshëm të civilizimit. Unë vij si një pelegrin, një pelegrin i penduar, për të kërkuar falje dhe pajtim nga Zoti pas viteve të luftës dhe terrorizmit”.
Vizita shënon udhëtimin e parë të Papës jashtë vendit prejse ka nisur pandemia e koronavirusit, një vit më parë. Ai do të marrë pjesë në një varg ngjarjesh deri më 8 mars. Komuniteti i krishterë irakian, që numëron 300,000 banorë, është një ndër më të vjetrit në botë. Numri i tij ka rënë nga rreth 1.5 milion, sa ishte para rënies së diktatorit Saddam Hussein, në vitin 2003. Komuniteti ka qenë subjekt i persekutimeve dhe sulmeve nga grupe ekstremiste, duke përfshirë Shtetin Islamik.
Top Channel