Kurti, qeverisje “me duar jo dhe aq të pastra”? REL: Janë shtuar rastet e korrupsionit!
21/12 15:11
Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ka arrestuar tetë zyrtarë policorë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit për media, operacioni i koduar “Jugu” u realizua në orët e hershme të mëngjesit në tre lokacione në Prishtinë.
Të arrestuarit dyshohen për: “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, cenim të së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim ndikimi dhe falsifikim të dokumentit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor.
Po ashtu bëhet e ditur se në cilësinë e provave janë konfiskuar gjësende të ndryshme. Hetuesit e Inspektoratit paralajmëruan edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast.
Top Channel