Një kometë e porsazbuluar, e pagëzuar “Leonard”, mund të jetë gjëja më e shndrtishme në qiellin e 2021-shit kur t’i afrohet Diellit tonë nga fundi i vitit, e me shumë gjasë, do të mund të shihet dhe me sy të lirë.

Objekti, i kataloguar si C/2021 AI, u zbulua nga astronomi Gregory J Leonard në 3 janar, dhe ndonëse dukej shumë më e dobët se yjet më të zbehtë që kap syri, në kohën kur të hyjë në orbitën e Tokës mendohet se do të jetë e magnitudës 4 apo 5,  thonë ekspertët, që do të thotë, do të ndriçojë më tepër sa më shumë t’i afrohet diellit.

Aktualisht është diku ndërmjet orbitave të Marsit dhe Jupiterit, dhe pikën më të afërt me ne pritet ta mbërrijë në 12 dhjetor, kur do të jetë rreth 35 milionë km larg Tokës. Nuk ka të dhëna specifike mbi përmasat, formën dhe strukturën e Leonardit, duke qenë se është zbuluar vetëm tani vonë, por ka shumë mundësi që ajo të ndryshojë në kohën që i afrohet planetit tonë.

Ajo çfarë dihet për kometën është se udhëton shumë shpejt, me 70.6 km për sekondë, dhe ndonëse është zbuluar vetëm tani, nuk fakt nuk është dhe aq e re, pasi mendohet se sistemin e brendshëm diellor mund ta ketë vizituar për herë të fundit rreth 70.000 vjet më parë.

Top Channel