Kryeministri Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen PD-LSI duke folur me tone ironizuese për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.
Rama: Në një farë mënyre, Ilir Meta duhet të falenderohet sepse ka plotësuar ekuacionin e referenduar se ishte i paplotë vetëm me njërën anë. Tani, Ilir Meta if ton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin me drejtësinë apo Ilir Metën. Shumë e thjeshtë, me reformën në drejtësi deri në fund apo me Ilir Metën.
Zgjedhjen më të qartë, më të drejtpërdrejtë, shqiptarët nuk mund të kenë më 25 prill dhe për këtë Ilir Meta duhet falenderuar. Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, mjafton të shikojnë firmosjen e marrëveshjes së djeshme për të kuptuar planin se është shumë i qartë, pse u firmos marrëveshja dje, për çfarë, si mund të firmoset një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç. Këtë mund ta lënë si opsion, por të firmosin marrëveshje noteriale, pse, për çfarë? Shumë e thjeshtë, është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit.
Pastaj, ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjeshtë se kaq? Dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve, është shumë e qartë por këtu problemi nuk është Ilir Meta. Këtu problemi është Lulzim Basha që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen dhe as kur aleati i tij i madh thotë, unë amerikanët i kap për veshësh. Është e qartë, por nuk mund t’ja kërkojmë se nuk është lideri, thjesht menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe me një notere përmbaruese, Monikën.
Top Channel