Mjeku dhe ish-deputeti i PD-së, Halim Kosova i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open ka komentuar situatën e shëndetësisë në vend.
Ai thekson se Covidi deri tani po e drejton vetë Komitetin e Ekspertëve dhe s’po ndodh e kundërta. Mjeku tha se bluzat e bardha duhet të mobilizohen që të jenë më të suksesshëm në punën e tyre.
“Covid vetë po e drejton deri tani komitetin. Është një armik i fuqishëm dhe bluzat e bardha duhet të mobilizohem, nuk mjafton një komitet. sit në dorë për fat ne kemi. Ilir Alimehmeti është i vetmi epidemiolog që ka studiuar jashtë e po qëndron në vendin tonë. Sa më afër profesionit të jenë aq më të suksesshëm do të jenë në punën e tyre. Kur krijoi Basha komisionin anticovid unë thash që ca e duam në kur është puna e qeverisë. Opozita duhet të ndjekë çfarë mungon dhe situatat emergjente”, tha Kosova.
Top Channel