“Në rolin e Kryeministrit, e arritshme të mos zgjedhësh të keqen, me qëllim”, rrëfimi ekskluziv i Ramës për librin e ri “Në Sofrën e Hënës”, sonte në Top Channel ora 20:15 05/04 16:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, koalicionin e Partisë Demokratike me siglën “Aleanca për Ndryshim”.
Partia Demokratike ka arritur koalicion me 13 parti, ndër të cilat mund të përmendim, PDIU të Shpëtim Idrizit, PR të Fatmir Mediut, PDK të Nard Ndokës dhe LZHK të Dashamir Shehit.
Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është regjistruar pjesë e koalicionit, ku sipas drejtuesve të lartë politikë të të dy partive është një strategji për të maksimizuar votën.
KQZ ka miratuar projektin pilot të votimit të numërimit elektronik për Tiranën, i cili do të aplikohet në ZAZ 40 në Tiranë.
Top Channel