Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se “Hoti e ka falënderuar Lajçak për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i ka dëshiruar atij sukses në finalizimin e këtij procesi”.

Kryeministri Hoti rifilloi procesin e dialogut me Serbinë pas Samitit të Parisit që u mbajt më 10 korrik 2020.

Dialogu vazhdoi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA