Habit çifti i famshëm/ Pesë muaj pas bebit numër  5, vjen në jetë fëmija i gjashtë

02/03/2021 16:23

Vetëm 5 muaj pas ardhjes në jetë të Eduardos, fëmijës së pestë të tyre, çifti i shumëpërfolur i Hollywood-it, Alec Baldëin dhe Hilaria Thomas janë bërë prindër sërish.

Përmes një fotoje në Instagram që i ka habitur të gjithë, Hilaria, ish-mësuese yoge, tregoi se ka ardhur në jetë fëmija i tyre numër 6, dhe të gjithë pyesnin veten nëse kjo ka ndodhur përmes një nëne bartëse apo për një adoptim.

Fotoja shoqërohej me mbishkrimin “ 7”, që i referohej numrit total të fëmijëve të aktorit; 6 me Hilarinë plus Ireland Baldëin, vajza që Alec ka me aktoren seximbol të Hollywood-it, Kim Basinger.

Për çiftin viti i kaluar ka qenë nga më të vështirët. Hilaria u akuzua se kishte fallsifikuar shtetësinë, ndërkohë që pati dhe dy aborte spontane në një diferencë kohe të shkurtër me njëra-tjetrën. Çifti lidhi kurorë në New York në vitin 2012.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA