Dy të rinjtë dhunojnë qytetarin në Tiranë/ Arrestohet njëri, tjetri në kërkim

02/03/2021 13:28

Policia ka arrestuar sot dhe dy qytetarë të tjerë, për moskallëzim krimi dhe plagosje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim R. L., 19 vjeç, pasi më datë 28.02.2021, në bashkëpunim me shtetasin R. H., ka goditur me sende të forta shtetasin A. Zh. Punohet për kapjen e shtetasit R. H.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin të Policisë Vorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 21 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 31 vjeç, pasi ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin R. C. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel