Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë ditën e sotme.

Shoferi S. M. ka aksidentuar me makinë një motor me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel