Deputeti Kujtim Gjuzi ka kujtuar sërish vrasjen e Klodjan Rashës duke thënë se polici që e qëlloi, Nevaldo Hajdaraj ishte me diplomë false në polici.

Ai tha se nëse nuk vërtetohet kjo, atëherë do të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet publike që ka. Në seancën plenare të ditës së sotme, Gjuzi komentoi edhe për deputetët që supozohet se drogohen dhe kontejnerët me lëndë radioaktive që pretendon të kenë hyrë në vendin tonë duke theksuar se “nuk mund të jemi tualetet e Europës”.

Gjuzi: Keni një përshëndetje ju në Delvinë “Ola”, por keni dhe atë tjetrën si Ponç Pilati dhe kryeministri e bëri duke dërguar brenda familjes emisarë. Ju nuk keni përgjegjësi personalisht për këtë punë, por qeveria juaj ka përgjegjësi në lidhje me vrasjen.

Le të shpresojmë që drejtësia do të vendosë të bëjë testin e drogës për skuadrën policore atë natë. Brenda ministrisë tuaj keni me diploma false 2887 persona që janë sot në policinë e shtetit. Personi i cili dyshohet se ka vrarë është me dokument falso shqiptar.

Nëse nuk është kështu, Kujtim Gjuzi do të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet publike që ka, nga deputet, nga kryetari i Partisë Konservatore. Nëse në këtë deputetë që drogohen, s’kanë vend këtu. Nëse ka ministra që kanë përdorur drogë, nuk kanë shanse të marrin mandate të tretë.

Nuk mund të jemi ne tualetet e Europës, nuk mund të pranojmë lëndë radioaktive. Këtu kanë kaluar kontejnerë me mbetje radioaktive.

Top Channel