Lëvizja Vetëvendosje reagoi ashpër pas raporteve në mediat vendase se Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të shfuqizuar fletëarrestin për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Rodoiçic.

“Kujtojmë se Milan Radoiçici, të cilit gjykata ia hoqi fletarrestin, për shume vite ka sfiduar ligjin, por edhe sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës. Me veprimtarinë e tij kriminale, sidomos në veri të vendit, ai ka qenë gjithnjë pengesë e jetës normale duke terrorizuar të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet në reagimin e LVV-së në Facebook.

Aty përmendet dhe fakti që Radoiçic është një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic. Milan Radoiçic ka qenë në arrati dhe autoritetet e Kosovës deri më tani ishin në kërkim të tij. Në nëntor të vitit 2020 u ngrit dhe akuza e tretë për këtë rast, por procesit gjyqësor ende nuk i është parë fundi. Ivanovic u qëllua për vdekje me 6 plumba pas shpine 16 janarin e vitit 2018, përpara zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Vetëvendosje tha se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore duhet t’ia sqarojnë publikut të Kosovës vendimin e marrë. “Kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës”, thuhet në reagimin e VV. Partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, është zotuar edhe një herë që kur të marrë pushtetin të nisë procesin e vettingut në gjyqësi dhe prokurori, duke konsideruar se shtetit i duhen profesionistë dhe patriorë dhe jo “burokratë në shërbim të krimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA