Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar sonte me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett.
Kosnett në një postim në Twitter ka shkruar se BE e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se qëllimi i këtij dialogu do të jetë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë euroatlantik për të dyja vendet.
“Në takimin e sotëm me Mirosllav Lajçak, riafirmova mbështetjen e SHBA-së për një bashkëpunimi, për dialogun, të udhëhequr nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë euro-atlantik nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Kosnett në Twitter.
Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit.
Ai sonte është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti. Derisa diplomati sllovak nuk ka folur për media, Kurti ka shprehur serish qëndrimin e tij se procesi i dialogut me Serbinë do të mbetet prioritet i katërt gjatë qeverisjes së tij.
Top Channel