Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, komentoi nga Brukseli konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisionerin Oliver Varhelyi, Borell u shpreh se nuk ka ende një datë por shpreson që kjo konferencë do të mbahet shumë shpejt.
“Nuk ka ende një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi shprehu dëshirën që ajo të ndodhë sa më shpejt. Deri tani nuk kemi një datë të caktuar, pavarësisht faktit që Shqipëria ka bërë shumë përpara. Disa shtete anëtare janë të mendimit se ka ende nevojë për të avancuar më shumë, para se të organizohet kjo konferencë Unë jam besimplotë se ajo do të organizohet shumë shpejt, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Borell.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u ndal më gjatë te Maqedonia e Veriut, duke thënë që çështja me Bullgarinë duhet zgjidhur nga historianët, pasi sipas tij, nëse përfshihet politika, do të zgjasë më shumë procesi i integrimit për Maqedoninë e Veriut.
“Qoftë Shqipëria apo kushdo në rajonin tonë. Ne kemi bërë vetëm një gjë për të bërë, të ecim përpara që institucionet të ndërtohen dhe qytetarët të jetojnë në vendet tona me standardet e BE. Më pas mënyra se si apo kur do ta bëjmë do të materializohet në hapa të konfirmuar zyrtarisht. Si konferenca e parë, e dytë e tretë, Kjo nuk varet nga ne. Jetojmë në kohë që nuk është më e mira për ne.
Kur ata ishin në kohët më të mira, nuk ishim ne. Sot që janë ata, nuk jemi ne në kohën më të mirë.U tmerrova kur kishte nisur diskutimi me bazë identiteti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Shpresoj vetëm që udhëheqësit e mençur të Maqedonisë dhe Bullgarisë do e zgjidhin këtë. Duhet gjetur një mënyrë për të rënë dakord me miqtë bullgarë lidhur me atë që e shkuara ishte. Ne jemi destinuar të jemi skllevër të së shkuarës. Në qoftë se politika përfshihet kam frikë se do të jetë një tjetër proces që larg qoftë që do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut. Ne jemi me ju dhe nëse na thonë: Ju keni bërë arritje por duhet pritur Maqedonia e Veriut për ne nuk ka problem”, tha Rama.
Top Channel