Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin, pezulluan protestën të cilën e nisën me kërkesa për pagesë shtesë.
Frashër Racaj, zv.kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Korrektues, tha se qeveria u premtoi në realizimin e kërkesave të tyre dhe se shtesat do t’u jepen gjatë muajit mars.
Kujtojmë se, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës nisën sot protestën, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar shtesat për të cilat thonë se i meritojnë.
Të njëjtit thanë se Shërbimi Korrektues është në vijën e parë të luftës me pandeminë dhe i plotëson të gjitha kriteret ligjore për trajtim ligjor për shtesat sipas Ligjit anti-COVID.
Ata thanë se kërkesën për shtesa iu kanë dërguar që kur hyri në fuqi Ligji anti-COVID dhe se kanë marrë premtime se do të trajtohen njëjtë sikurse Policia e Kosovës.
Top Channel