Nis plazhi në Durrës/ Qytetarë me kostum banjo, por dhe me xhupa
28/02/2021 15:58
Moti i ngrohtë i kësaj fundjave është shoqëruar me frekuentim masiv të bregdetit.
Plazhi i madh i Durrësit, por dhe Golemi e Gjiri i Lalëzit janë pushtuar nga qytetarë të shumtë, që iu drejtuan plazheve për të kaluar orë të këndshme, larg ankthit e tensioneve të së përditshmes dhe pandemisë.
Bregdeti i Adriatikut ka ofruar jo vetëm ajër të pastër e jodizuar dhe rreze dielli, por edhe lojëra në rërë. Nuk kanë munguar as ata që janë zhveshur për të shijuar banjot e diellit dhe detit në këtë fundshkurt të ngrohtë.
Top Channel