Produksioni i emisionit Përputhen ka vendosur përjashtimin e Erit dhe Dorit pas sherrit të turpshëm që ndodhi mes tyre për një koment banal.

Duke vënë theksin se të tilla veprime nuk tolerohen, sidomos duke marrë parasysh faktin se Përputhen është një program ku të rinjtë kërkojnë për të gjetur dashurinë e jetës, moderatorja Bora Zemani tha se skena të tilla janë absolutisht të papranueshme, të patolerueshme dhe të turpshme, prandaj dhe vendimi i produksionit është përjashtimi:

“Eri është përfundimisht i përjashtuar nga ky program. Ndërsa Dori, djali i ri që iu bashkua programit, edhe Dori është përjashtuar nga emisioni. Më vjen keq sepse sapo ishte bërë pjesë”., tha drejtuesja e emisionit.

Sherri i cili nisi me një koment banal, dhe është i pajustifikuar, nisi pas një debati në studio me hyrjen e Dorit.

Eri pasi doli nga studio për tu qetësuar tha për Dorin se: Po e mbroja, se thashë kam hyrë vetë i ri dhe e di ca presioni ka. ai e ka bërë për vemendje.

Por pavarësisht kësaj Eri shkon sërish ‘të sqarohet’ me Dorin e pyet: ca ke ti për punë e leshit ore kokëpalarë.

Pas kësaj sherri mes tyre degjeneroi në përplasje fizike që kërkoi dhe ndërhyrjen e konkurrentëve dhe stafit mbështetës të Top Channel.

FOTO GALERI
2/27

Top Channel