Vlora, dje dhe sot/ Investimet transformuan qytetin bregdetar që para disa viteve dukej si një ëndërr e keqe

27/02/2021 10:44

TIRANË, Investimet në infrastrukturë, ku përfshihen projekte madhore si Lungomare dhe Qendra Historike e Vlorës e kanë transformuar tërësisht qytetin bregdetar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Vlora, duke sjellë në vëmendje situatën e disa viteve më parë dhe transformimet që po ndodhin çdo ditë.
“Mirëmëngjes dhe me ketë Vlorë të para vetëm disa viteve që duket si një ëndërr e keqe e me Vlorën që kemi sot, ju uroj një fundjavë të qetë”, tha Rama.
“Lungomare” dhe Qendra Historike e Vlorës, janë shndërruar sot, në dy pole të rëndësishme të zhvillimit të turizmit dhe që i kanë dhënë një impuls të spikatur zhvillimit.
Projekti “Lungomare 2”, segmenti që nis nga fushat sportive deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, është aktualisht, pika e referencës në drejtim të transformimit të mëtejshëm të Vlorës, në funksion të turizmit.
Investimet pasojnë njëra- tjetrën në Vlorë dhe projektet po transformojnë gjithçka, të gjithë hapësirën nga qendra në periferi, nga vija bregdetare në hapësirën e blloqeve të banimit, nga qendra e qytetit, deri në zonat rurale, në të gjitha njësitë administrative./ATA/

Top Channel