Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një 63-vjeçar ka goditur me thikë djalin e tij.

Sipas policisë autori i kësaj ngjarje është G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

63-vjeçari gjatë ditës së djeshme pas një sherri me të birin G. V e ka plagosur me thikë. Pas kësaj 63-vjeçari është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel