Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme pranë fshatit Gjokaj në Vorë.

Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollit dhe ka dalë nga rruga duke përplasur trafikndarësen. Për pasojë, është plagosur drejtuesi, ndërsa pasagjeri 80 vjeçar nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel