Situata e Covid-19/ Mjeku Kalo: Mos bini në grackën e tollovitjeve! Nuk i mirëkuptoj kolegët që u larguan nga detyrimet profesionale e morale

27/02/2021 14:30
Mjeku Tritan Kalo

Shifrat e larta të të infektuarve dhe të viktimave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit mbeten shqetësuese në vendin tonë.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar duke u bërë thirrje qytetarëve që të luftojnë për të ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre në këto ditë të vështirë, jo të bien pre e atyre që i cilëson “tollovitje” që dalin nga “politiqenët”.

Mos bini në grackën e tollovitjeve, që politiqenët ju ofrojnë përditë në ekranet televizive, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….Kanë mbi 30 vite që na kanë lënë në harresë si popull, për të ndarë mes vetes pasuritë e pafundme të këtij vendi…. kurrë mos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991, kurrë….

MOS e lini mbrothësimin e jetëve tuaja në duart e “burokratëve diplomatikë”, të këtyre përfaqësues të pseudo-botës demokratike dhe të qytetëruar, sepse ”Berri varet nga këmbët e veta”….UNË pak besoj dhe shpresoj se ata/ato të cilët na i sollën këto kohëra të padëshirueshme, do të ndryshojnë sjelljen e tyre politike, KURRË….I PANGINJURI mendërisht, kulturalisht dhe materialisht gjenetikisht ndër breza, mbetet i panginjur më së paku për shtatë breza…”, shkruan mjeku.

Po ashtu Kalo, si anëtar i Komitetit të Ekspertëve sqaroi se Komiteti këshillon. Më tej mjeku shtoi se kemi mbetur vendi me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe nëse e kanë të pamundur të kontribuojnë në përballjen e kësaj pandemie në Europë, më së paku të mos gjykojnë apo pengojnë punën e tyre. Ndër të tjera ngriti pikëpyetje të mëdha për kolegët e tij, të cilët ju larguan detyrimeve morale dhe profesionale ndaj vendit vetëm për të pasur një jetë më të mirë për veten e familjen..

“Ndjej keqardhje për këdo që qëllimtazi konfondon rolin real të Komitetit të ekspertëve në menaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….KY Komitet ka ROL vetëm këshillimor për mundësinë e mirë-menaxhimit të kësaj “flame mbarëbotërore”….Kontributi i gjithkujt në të, përfshirë edhe mua, bëhet mbi baza vullnetare….Nuk vendoset asgjë nga ky Komitet, vetëm bëhen sugjerime…QËLLIMTAZI luhet me termin “Komiteti i ekspertëve vendosi”….

Njëkohësisht nuk e mirëkuptoj rolin pedagogjik” të kolegëve, të cilët për t’i mundësuar vetes dhe familjeve të tyre një jetë më të mbrothtë, ju larguan detyrimeve morale dhe profesionale ndaj vendit.

Kemi mbetur me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe më gjerë…mes e keni të pamundur të vini dhe të kontribuoni në përballjen e kësaj pandemie në Shqipëri, më së paku mos gjykoni apo pengoni punën tonë….nuk shoh ndonjë shembull të thuktë frymëzues, që të na vijë nga vendet ku ju frymoni dhe kontribuoni profesionalisht…Heshtja në këto raste është flori mirësjellje, deontologjie dhe profesionalizmi…Mirëkuptimi dhe Mirëbesimi mes nesh kurrë nuk duhet të mungojë…!!”- shkruan Kalo në Facebook.

Top Channel