Foto ilustruese

TIRANË- Një 44-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje.

Sipas policisë i arrestuari është G.H. Ky person në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. H., 44 vjeç, sepse në kundërshtim me vendimin e gjykates, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes, dhe ka përndjekur në menyrë të përsëritur një shtetase.

Top Channel