Foto ilustruese

Gjirokastër – Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për “Vjedhje”.

I arrestuari është V. K., 20 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”, pasi ky shtetas në nëntor të vitit 2019, në fshatin Valare ka vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh në banesën e shtetasit I. J.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. K., 20 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”, pasi ky shtetas në nëntor të vitit 2019, në fshatin Valare ka vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh në banesën e shtetasit I. J.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel