Mjekimi me ‘Whatsapp’ vazhdon/ Pacientë që e kanë kthyer shtëpinë në spital pa komunikuar me mjekun

27/02/2021 19:34

Popullata e botës ka gati 1 vit që bashkëjeton me virusin SarsCov 2, Covid 19. Në morinë e infektimeve ka pacientë që mjekohen me iniciativën e vet apo të familjarëve.

Jonida Diko: Vihet re që disa pacientë i referohen recetave që qarkullojnë në Whatsapp ose rrjete sociale, apo të rekomanduara nga ndonjë individë që e ka kaluar Covidin. Por ne ju bëjmë thirrje këtyre pacientëve t’i drejtohen mjekut të familjes, të mos kryejnë ekzaminime pa komunikuar me mjekun e familjes.

Ata pacientë që i kryejnë këto veprime nxjerrin justifikime si mendova rrugën më të shpejtë, nuk kisha kohë, më kapi paniku se infektoja edhe të tjerët etj.

Mjeku i familjes ka kartelën individuale të çdo pacienti që ai mbulon. Ai di çdo sëmundje dhe anamnezë të këtij pacienti e për rrjedhojë e mjekon sipas të dhënave në kartelën e tij. Qytetari nuk mund ta marrë shabllon një recetë që qarkullon në ‘whatsapp’ apo ‘facebook’.

Jonida Diko: Disa pacientë e kanë kthyer shtëpinë në spital të vërtetë duke mos ju referuar dhe mos komunikuar me mjekun e familjes. Por ne apelojmë që çdo individë që ka triadën, temperaturë, dhimbje yti, gjoksi dhe dhimbje koke ,të komunikojnë më mjekun e familjes për të marrë gjithë shërbimet falas.

Nuk mund të merret për bazë receta e lëshuar për një individ më sëmundje kronike, një pacient që nuk ka asnjë problem shëndetësor. Medikamentet e blera pa rekomandim të mjekut të familjes nuk rimbursohen.

Na ka ndodhur në shumë raste që pasi e kanë kaluar Covidin pacienti apo familjari vjen dhe kërkon rimbursim të medikamenteve të blera pa recetë, por kjo nuk është e mundur. Pacienti që tre ditët e para të simptomave komunikon me mjekun e familjes, kryen testin e shpejtë dhe nëse rezulton pozitiv, brenda 15 minutave pajiset me një kod të recetës dhe mjekimin e merr në çdo farmaci, falas”.

Top Channel