Manastirit po i bien muret/ Zvërnec, projekti për riparim pret ende miratimin

27/02/2021 12:20

Harmoninë e bukurisë natyrore në ishullin e Zvërnecit, e thyen fasada e jashtme e Manastirit.  Suvaja  e mureve  ka rënë dhe para sezonit turistik të ri kërkon meremetim

“Vijmë shpesh shprehen vizitorët , për bukurinë dhe frymëzimin shpirtëror që ofron, por prezantimi I parë më këtë objekt kulti lë për të dëshiruar, Si banor I fshatit Zvërnec shprehet se kjo zonë është si shtëpia jonë, dhe duam që të rregullohet pasi çdo ditë dhe me bërjen e urës së re ka shumë turist jo vetëm vendas por dhe të huaj , por pamja që prezantohet lë shumë për të dëshiruar, por dhe mungesa e ujit të pijshëm është një tjetër shqetësim shprehet banori I fshatit Zvërnec.”

Prej një viti Drejtoria Rajonale trashëgimisë kulturore ka bërë një projekt me vlerë 10 milion lekë për restaurimin e çatisë, dyshemesë, suvasë, riparimi dhe zëvendësimi i kolonave prej druri Projekti ende pret miratimin nga këshilli kombëtar i Trashëgimisë kulturore. Dhe për pasojë të burokracive ky manastir do të vijojë të ketë këtë pamje edhe gjatë sezonit turistik kur vizitohet nga shqiptare e të huaj.

Top Channel