Elbasan, vaksinimi i të moshuarve/ Ka përfunduar doza e parë për mjekët dhe infermierët në këtë qytet

27/02/2021 14:40

Në Elbasan ka përfunduar vaksinimi i bluzave të bardha ndërkohë që ky proces po vijon tashmë edhe në spitale të bashkive të tjera të Qarkut të Elbasanit.

Aktualisht janë duke u vaksinuar bluzat e bardha  në spitalin e Librazhdit. Ndërkohë është duke u përgatitur e gjithë infrastruktura, e nevojshme për fazën e dytë të vaksinimit fazë e cila do të përfshijë të moshuarit.

Në Elbasan ky proces do të përfshijë të moshuarit e azilit të të moshuarve ndërsa, ndërsa më pas edhe kategorinë tjetër të moshës së tretë.

Ndërkohë shifrat vazhdojnë të jenë të lartë të të prekurve, duke e renditur Qarkun e Elbasanit, ndër qarqet me numrin më të lartë të të prekurve me Covid -19. Në 24-orët e fundit në qarkun e Elbasanit,  ka pasur edhe dy humbje jete.

Ndërkohë në pavionin Covid të krijuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit janë të shtruar 22 pacientë, gjendja e tyre është e stabilizuar nuk ka raste të rënda një këtë spital, ndërkohë që kapaciteti i tij është 81 shtretër, kapacitet i cili duket se do të rezaurohet shpejt nisur nga numri i lartë i të prekurve.

Hapja e shkollave gjithashtu shënoi edhe një rritje të mësuesve të prekur me Covid-19. Një javë më parë në Bashkinë e Elbasanit sipas shifrave të ZRVA-së së Elbasanit kanë qenë të prekur me Covid-19, 28 mësues ndërsa sot janë 37 mësues pozitiv dhe 18 nxënës.

Top Channel