“8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve”, Celibashi i drejtohet partive politike: Të përzgjidhen persona me integritet!

27/02/2021 19:25

Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ i ka bërë thirrje partive politike për afatin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në cdo qark.

Ai theksoi se 8 marsi është dita e fundit si dhe ka përsëritur thirrjen e bërë nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në lidhje me përfshirjen në lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

“Lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret e plota ligjore.
Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve. #8mars”, shkroi Celibashi në Twitter.

Top Channel