11 heronjtë “mbërrijnë” në Shkodër/ Mesazhet për shqiptarët përmes ekspozitës së instalacionit

27/02/2021 14:49

11 heronjtë kombëtar që sakrifikuan jetën e tyre për Shqipërinë, u shfaqën në Shkodër në formën e instalacioneve duke i kërkuar qytetarëve që të duan vendin, të mos shesin votën, të mos bëhen pjesë e korrupsionit dhe të mos largohen.

94% e studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit nuk dëshirojnë të kthehen. Dhe sot Gjergj Kastrioti kërkon shumë pak:

“Më premto se edhe ti do të kthehesh.”

Ndaj edhe unë po firmos tek kjo kërkesë e heroit tonë kombëtar, si një thirrje dhe mesazh ndaj të gjithë miqve të mi që studiojnë jashtë, që një ditë të kthehen dhe të kontribuojnë pozitivisht për Shqipërinë.

Top Channel