
23/02 16:50
Katër persona janë mbytur në liqenin e ngrirë Vallsjön në afërsi të qytetit Jönköping në jug të Suedisë.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Jönköping, Björn Öberg, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit TT se kanë nxjerrë trupat e katër meshkujve të moshës 65 dhe 75 vjeç, të cilët kanë rënë në ujë dhe janë mbytur prej thyerjes së akullit.
Öberg tha se përpjekjet e shpëtimit filluan si rezultat i denoncimit nga ana e të afërmve të viktimave, duke shtuar se aktualisht nuk kanë informacion se pse personat në fjalë shkuan mbi liqenin e ngrirë.
Top Channel