Firma si Bugatti, Lamborghini, Ferrari dhe Pagani kanë prodhuar makina që janë po aq të rralla sa ç`janë luksoze, dhe kjo nënkupton një gjë: se vijnë me një çmim të kripur.

Ata që duan të shpenzojnë, e dinë se cila janë makinat më të shtrenjta të botës. Vetëm 10 Ferrari F60 Amerika janë prodhuar gjithsej; që të gjitha janë blerë tashmë me vlerën $2.5 million dollarë secila.

Por ato nuk vendosin dot një rekord, sepse Ferrari ka prodhuar gjithashtu edhe vetëm 6 makina Pininfarina Sergio me koston e 3 milionë dollarëve. Megjithatë, një makinë e tillë në 2017 u shit për 5 milionë USD. Për nga çmimi, nuk mbetet pas as Aston Martin Valkyrie, që u prezantua gati 5 vjet më parë por vetëm vitin e kaluar, të apasionuarit arritën ta shtinë në dorë për 3 milionë dollarë secilën. Bugatti Veyron është 3.4 million për ata që ua mban xhepi. Po kaq kushton dhe W Motors Lykan Hypersport, një prej makinave më të rralla në botë të cilën e kemi parë dhe tek Fast and Furious 7. Lamborghini e ka marrë emrin nga rrufeja në dialektin bolonjez dhe në variantin Sian ka 63 të tilla, secila nga 3,6 milionë dollarë.

Gjithsej në botë ka dy Koenigsegg CCXR Trevita dhe njërën prej tyre e ka blerë Floyd Mayëeather për 4.8 milionë dollarë. Por s`ka si  Mercedes-Benz Maybach Exelero dhe cmimi 8 milionë dollarë e dëshmon qartë.

As ai megjithatë nuk është më I shtrenjti, sepse ia kalon Rolls-Royce Sweptail me 13 milionë, Pagani Zonda HP Barchetta me 17,3 milionë,  kapërcen  Bugatti La Voiture Noire me 18.9 millionë dollarë përfshirë taksat.

Top Channel