Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Mira Meksi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe pandemia ia ka vështirësuar trajtimin.
Familjarë dhe miq të saj apelojnë që zonja Meksi të vaksinohet sa më parë me vaksinën anticovid dhe të shikohet në rastet prioritare nga autoritetet shëndetësore, për shkak se duhet të niset jashtë vendit për trajtim të mëtejshëm.
Mira Meksi është një njerëzit e rëndësishëm të artit dhe kulturës në vend. Fituese së fundmi e dy çmimeve, Çmimi i Akademisë Kult për Përkthimin më të mirë me “100 vjet Vetmi” të Markezit në edicionin e 16-të, dhe Çmimin e letërsisë për Romanin më të mirë për 2019, “Diktatori në kryq”, me motivacionin “Për krijimin e vlerave dhe risive origjinale në prozën romanore shqipe”, ku ndërthuren mjeshtërisht motivet e një historie besimi në trajektoren e një epoke politike.
Shkrimtarja nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ndërsa trofeu u tërhoq nga botuesi i saj, Bujar Hudhri.
Top Channel